ESSELAMU ALEJKUM

Qendra Kulturore Islame Shqiptare VISP

AIKZ-është qendër islame e organizuar nga një grup muslimanësh që jetojnë në Zvicër me seli në Visp / Wallis
Si klub i vogël fillimisht, daton nga viti i largët 1992, themeluar nga gjenerata e dytë e diasporës tonë në Wallis e rrethinë. Duke pas parasysh nevojën për plotësimin e jetës fetare e kulturore të komunitetit tonë, kjo qendër ka organizuar aktivitete të ndryshme fetare e kombëtare por edhe humanitare gjatë ndodhive historike të viteve 90ta të kombit tonë. Si pikëtakim i vëllezërve tanë nga diaspora, ka funksionuar pa imam, deri ne vitin
2002.

Në Shkurt të vitit 2002, komuniteti shqiptarë islam në Visp, pas një iniciative grumbullon mjetet dhe e blenë hapësirën aktuale, të cilën e adaptojnë dhe përshtatin enkas për xhami. Kësisoji edhe bëhet regjistrimi si dhe fillon të angazhohet imami i rregullt. Që atëherë, qendra jonë ka kryesinë, statutin si dhe antarësinë aktive, që çdo vit organizojnë në plotni jetën kulturore fetare për të gjithë komunitetin islam shqiptarë ne Visp / Wallis.

Xhamia jonë numron mbi 200 antarë aktiv dhe me familjet e tyre. Kemi mejtepin tonë që çdo bëjnë hatme nxënësit tanë. Çdo vit organizohen ligjërata e tubime të shumta, hatme, mbrëmje Kuranore, ligjërata për gra e shumë aktivitete tjera sportive rekreative për datat tona të rëndësishme fetare e kulturore islame. Bëhen vizita të organizuara te xhamitë e qendrat tjera islame shqiptare gjithandej nëpër Zvicër. Kësisoji duke e ruajtur gjenezën tonë Islame, angazhohemi në ta mirëmbajmë jetën fetare kulturore te komunitetit tonë në Diasporë.

20+Vite aktivitete
200+Antarë aktiv
50+Aktivitete vjetore

Eja dhe antarësohu në Qendrën Islame AIKZ ne Visp

Regjistrohu tani online dhe ruaj traditen fetare islame ne komunitetin tone ne VISP.