PROFILI I IMAMIT

Rahim ef. Hasani

Rrahim Hasani, i lindur në fshatin Përshefcë të Tetovës, baba i tre fëmijëve, i dallua për personalitet të çilter e bujar, te urte e të ditur, imami i qendrës tonë njihet për shumë veti të mira si edhe me aktivitete te panumerta ne bagazhin e tij.
Prej moshës 7 vjeçare ka filluar mësimbesimin islam dhe në moshën 8 vjeçare kreu hatmen e parç nç mejtepin e fshatit. Shkollën fillore e kreu në 1989 në vendlindje, për t’i vazhduar studimet në medresenë “Isa Beu” në Shkup. Që atëherë duke marr pjesë në aktivitete të ndryshme, psh. në Zagreb për këndim të Kur’anit. Gjatë shkollës së mesme ishte si udhëheqës i korit të shkollës. Poashtu si ushtrues detyre i Imamit në Tuzell të Bosne e Hercegovines, te Xhamia e Sahatit dhe Silikës në Gostivar, në fshatin Pirot të Tetovës etj.
Me 1993 vazhdon tutje me studimet në Univerzitetin e Shkencave islame “Ez-Zitouna” në Tunezi, në drejtimin “Kulturë dhe Qyteterim Islam”. Pas diplomimit në vitin 2000, vazhdon aktivitetin e mualimit në fshatin e lindjes, duke e hapur shkollën e parë private për mësimbesimin islam në fshat, me emrin “Aqif Hoxha”. Përveç mësimbesimit në fshatin Përshefc, ai realizon edhe aktivitete tjera si; formimi i klubit futbollistik, ushtrime për drama e aktrim me karakter fetar, hatme e aktivitete tjera.
Nga Bashkësia Islame e RMV, ai dërgohet në disa xhami në Zvicër. Në Mars të vitit 2006, pas një aplikimi, pranohet si imam i rregullt në xhaminë “El Hidaje” në St. Gallen, për periudhë 3 vjeçare. U dallua aktiviteti i panumërt në organizime të ndryshme me forumet e të rinjeve dhe të xhamive tjera në diasporë.
Prej 2009 Rrahim ef. Hasani është imam në Qendrën tonë Kulturore Shqipatre Islame në Visp. I gjithë komuniteti islam, poashtu edhe komunitetet tjera, edukative e arsimore, që jetojnë e veprojnë në VISP, kanë mardhënie të shkelqyeshme me Imamin tonë, duke bashkërenduar dhjetera aktivitete çdo muaj. Prej shkollave fillore e të mesme te rrethines, grupeve te ndryshme te jetës fetare e udhëheqëse të komunës, Rrahim ef. Hasani është pjesëmarrës dhe aktivist i pashoq. Kësisoji me shembëlltyrën e tij, gjithnjë duke kultivuar Islamin e pastër, ta prezentoj ate sa më mirë te komuniteti vendas e më gjërë. Rrahim ef. Hasani është edhe themelues i mejtepit tonë, ku si mualim , çdo vit nxjerr nxënës të shkëlqyer si në lexim të Kuranit poashtu edhe në mësimbesim të Islamit.

Eja dhe antarësohu në Qendrën Islame AIKZ ne Visp

Regjistrohu tani online dhe ruaj traditen fetare islame ne komunitetin tone ne VISP.